Biznes

Gjermania 14 miliardë euro ndihmë për të joshur prodhuesit e çipeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2022
Në Shkurt Komisioni Evropian bëri gati planet për të inkurajuar prodhimin e çipeve në Bashkimin Evropian për shkak të kërkesës së lartë. Gjermania 14 miliardë euro ndihmë për të joshur prodhuesit e çipeve

Qeveria Gjermane synon të joshë prodhuesit çipeve me mbështetje prej 14 miliardë dollarësh bëri të ditur Ministri i Ekonomisë Robert Habeck ditën e Enjte.

Sipas tij mungesa e çipeve përdorur në çdo gjë nga smartfonët tek makinat ishte një problem i madh.

Një krizë globale çipesh dhe problemet me furnizimin krijuan probleme të mëdha për prodhuesit e makinave, pajisjet shëndetësore dhe operatorët e telekomunikacionit.

Në Shkurt Komisioni Evropian bëri gati planet për të inkurajuar prodhimin e çipeve në Bashkimin Evropian për shkak të kërkesës së lartë.

Ndërsa në Mars gjiganti Amerikan i çipeve Intel zgjodhi qytetin Gjerman Magdenburg për ndërtimin e një kompleksi 17 miliardë dollarësh. Asokohe burime shtetërore thanë se ishin duke promovuar projektin me miliarda euro mbështetje financiare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Krahasimi i Core i3 me Ryzen 5 tregon sesa larg ka shkuar Intel përballë AMD

Tags >

intel