Biznes

Gjermania jep dritën jeshile për teknologjinë 5G të Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Tetor 2019
0
Huawei mohon akuzat. Në Maj të këtij viti Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei duke çuar në tatëpjetë biznesin e smartfonëve dhe vendosur në pikëpyetje ekspansionin e mëtejshëm të Huawei në botën e smartfonëve dhe të telekomunikacionit. Gjermania jep dritën jeshile për teknologjinë 5G të Huawei

Qeveria Gjermane nuk do tja ndalojë gjigandit Kinez të telekomunikacionit Huawei të furnizojë me teknologjinë 5G operatorët celularë të vendit.

Pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të bllokuar Huawei, vendi më i fuqishëm i eurozonës ka vendosur të bëjë të kundërtën.

Operatorët nga ana tjetër kanë paralajmëruar se përjashtimi i Huawei mund të shtyjë me vite implementimin e teknologjisë 5G dhe tu shkaktojë miliardë dollarë kosto.

Tre operatorët në Gjermani, Deutsche Telekom, O2, Vodafone, janë të gjithë klientë të Huawei dhe kanë kundërshtuar thirrjet e Uashingtonit.

Huawei mohon akuzat. Në Maj të këtij viti Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei duke çuar në tatëpjetë biznesin e smartfonëve dhe vendosur në pikëpyetje ekspansionin e mëtejshëm të Huawei në botën e smartfonëve dhe të telekomunikacionit.

Por operatorët Deutsche Telekom, Vodafone dhe Huawei do tu kërkohet të aplikojnë standarde të përmirësuara të sigurisë mbi elementët kritikë të rrjetit. Gjithashtu certifikatat për përdorimin e këtyre pajisjeve kritike do të aprovohen nga Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë bllokimi i Android për përdoruesit e telefonëve Huawei?

Lajmet e fundit>