Blog

Gjermania kundër SHBA për Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2019
0
Javën e kaluar ai paralajmëroi ministrin e ekonomisë se marrëdhënia me SHBA ishte nën rrezik nëse pranon teknologjinë 5G të Huawei. Gjermania kundër SHBA për Huawei

Gjermania do të vendosë vetë për standardet e sigurisë që ka vendosur të ndjekë me rrjetet 5G tha kancelarja Gjermane Angela Merkel ditën e Marte pas kërcënimit të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni ditën e djeshme tha se nëse Berlini pranon teknologjinë 5G të Huawei SHBA nuk do të ndajë informacione jetike sigurie me një prej ekonomive më të forta të eurozonës.

Përgjigja e negative e Gjermanisë është incidenti më i fundit i ambasadori amerikan Richard Grenell. Javën e kaluar ai paralajmëroi ministrin e ekonomisë se marrëdhënia me SHBA ishte nën rrezik nëse pranon teknologjinë 5G të Huawei.

Merkel u tha reporterëve se qeveria Gjermane ishte e përgatitur për 5G dhe Berlini do të vendosë vetë për fatin e rrjeteve mobile të gjeneratës së re.

Por afirmoi qëndrimin pozitiv ndaj marrëdhënies me SHBA dhe vendet aleate Evropiane se do të diskutonte me ta çdo shqetësim.

Berlini ka ndarë të njëjta shqetësime me ato Amerikane për standardet e sigurisë së aplikua nga Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei i përgjigjet bllokimit të Android

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>