Lajmet

Gjermania ndalon përdorimin e Office 365 në shkolla për shkak të privatësisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Korrik 2019
0
Në përgjigje të këtij lajmi Microsoft pranoi shqetësimet e autoriteteve Gjermane dhe tha se ofron opsione për administratorët për të kufizuar sasinë e të dhënave që i dërgohen kompanisë gjatë përdorimit të Office 365 në punë apo shkolla. Gjermania ndalon përdorimin e Office 365 në shkolla për shkak të privatësisë

Shkollat në shtetin Hesse të Gjermanisë nuk do të përdorin më Microsoft Office 365 dhe kjo falë rregullores Evropiane të privatësisë GDPR.

Shqetësimet u shtuan pasi Microsoft mbyllin qendrën e të dhënave në Gjermani në Gusht të vitit të kaluar duke krijuar rrezik potencial që të dhënat e qyteteve Gjermanë të aksesohen nga autoritetet Amerikane.

Sistemi telemetrik i Windows 10-ës grumbullon sasi të dhënash për mënyrën sesi përdorni produktet dhe shërbimet e Microsoft në varësi të konfigurimit të funksioneve të privatësisë.

Këto të dhëna mund të përfshijnë subjektet e e-mail e madje edhe shprehjet që përdorni me softuerin e përkthimit të Microsoft. Nëse keni të aktivizuar opsionin “Enhanced” të telemetrisë në Windows 10, Microsoft mund të grumbullojë edhe përmbajtje të memories së sistemit të rast të një dështimi.

Në përgjigje të këtij lajmi Microsoft pranoi shqetësimet e autoriteteve Gjermane dhe tha se ofron opsione për administratorët për të kufizuar sasinë e të dhënave që i dërgohen kompanisë gjatë përdorimit të Office 365 në punë apo shkolla.

Microsoft tha se ka sjellë funksione të reja kontrolli të të dhënave dhe kujtoi një rast kur ka paditur qeverinë Amerikane për aksesimin e të dhënave të konsumatorëve të kompanisë në Evropë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me versionin e fundit të Windows 10-ës Microsoft një hap më pranë eliminimit të fjalëkalimeve

Lajmet e fundit>