Biznes

Gjermania për herë të parë hap tenderin për frekuencat 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2019
0
Nga ky tender qeveria shpreson të ngrijë miliardë dollarë. Kujtojmë se në 2015-ën grumbulloi 5.1 miliardë euro për 4G-në. Gjermania për herë të parë hap tenderin për frekuencat 5G

Autoritetet Gjermane lançoi ditën e sotme tenderin e parë për frekuencat 5G ndërsa vendi është ende në dilemë për teknologjinë që do të përdorë nëse do të jetë i Huawei ose jo.

Katër firma kanë hyrë në garë për 41 blloqe frekuencash në bandat 2Ghz dhe 3.6Ghz.

Tre më të mëdhenjt, Deutche Telekom, Vodafone dhe Telefonica Deutschland kanë hyrë në garë. Gjithashtu pjesë e saj është edhe një operator virtual mobil i cili është i katërt më i madh në vend, 1&1 Drillisch në pronësi të United Internet.

Nga ky tender qeveria shpreson të ngrijë miliardë dollarë. Kujtojmë se në 2015-ën grumbulloi 5.1 miliardë euro për 4G-në.

Operatorët duhet të ofrojnë internet të cilësisë dhe shpejtësisë së lartë për 98% të popullsisë deri më 2022.

Autoritetet rregullatore gjithashtu kanë vendosur të aplikojnë masa më të ashpra sigurie ndërsa përballen me presionin Amerikan për teknologjinë e gjigandit Kinez Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për 7.5 miliardë dollarë

Lajmet e fundit>