Lajmet

Gjermania synon të ketë 1 milionë stacione karikimit për makinat elektrike deri më 2030

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Nëntor 2019
0
Kryeministri i Saksonisë së Ulët në Gjermani, ku zyrat qendrore të Volkswagen lokalizohen, tha se synonte që të instaloheshin 100,000 pika publike karikimi deri në 2021. Gjermania synon të ketë 1 milionë stacione karikimit për makinat elektrike deri më 2030

Gjermania duhet të ketë 1 milionë stacione karikimi për makinat elektrike deri më 2030 tha Kancelarja Gjermane Angela Merkel në një video mesazh të publikuar ditën.

Aktualisht Gjermania ka vetëm 20 mijë stacione publike karikimi. Përveç alternative elektrike krahas atyre me benzinë dhe naftë, qeveria do të eksplorojë edhe motorët me hidrogjen ku qeveria dhe industria do të subvencionojë blerët për të rritur adoptimin.

Një tjetër problem me makinat elektrike është se duhen më pak punonjës për prodhimin e tyre duke vënë qeverinë nën presion. Kryeministri i Saksonisë së Ulët në Gjermani, ku zyrat qendrore të Volkswagen lokalizohen, tha se synonte që të instaloheshin 100,000 pika publike karikimi deri në 2021.

Qeveria Gjermane synon të reduktojë në gjysmë emetimet deri më 2030. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Jeni përdorues i Avast? Kompania gjurmon dhe shet informacionet tuaja