Biznes

Gjermania një vend i shkëlqyer për shitje të të mirave shtëpiake

Publikuar , 02 Shtator 2009
0
Gjermania një vend i shkëlqyer për shitje të të mirave shtëpiake

Sipas një hulumtimi nga GfK, konsumatorët në Evropën Perëndimore shpenzuan 41 miliardë euro në të mira teknike për konsumatorë, gjatë çerekut të dytë të vitit 2009, që është 9.2 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar dhe gjithashtu është një vazhdimësi  e trendit prej çerekut në çerek, kur shpenzimet ishin 8% më pak prej viti në vit.

“Gjermania ka një pozitë speciale ne Evropë. Në gjysmën e parë të këtij viti, rënia në shpenzim ishte 1.6 % dhe gjithashtu për tërë vitin presim një nivel të njëjtë të rënies në fushën e njëjtë” tha Rainer Hecker, drejtor i trupit industrial Gesellshaft fur Unterhaltungs und Kommunikationselektronik (GFU).

“Shitjet në Gjermani shtyhen para nga të mirat shtëpiake, siç janë makinat për larje të rrobave dhe elementet përcjellëse në kuzhinë” tha Reinhard Zinkann, drejtor i divizionit të aplikacioneve shtëpiake për grupin industrial Gjerman, ZVEI.

Zinkann sinjalizoi rënie drastike në shitjet e të mirave shtëpiake në Evropë dhe se rimëkëmbja nuk do të ndodh ende, por ai shtoi se mund të thuhet se ka disa shenja se krizës i ka ardhur fundi.

Në Gjermani, shitjet e të mirave shtëpiake ishin në rritje për 4% në fund të muajit qershor, gjersa për tërë vitin pritet një ngritje prej 3 %.

“Gjërat po lëvizin më shumë në shtëpi” tha Zinkann, duke shtuar se pajisjet efikase në shpenzim të elektricitetit ishin një temë e nxehtë dhe se kësisoj do të qëndrojë entuziazmi edhe në vitet e ardhshme.

IFA është nisur për herë të parë në vitin 1924, dhe gjatë vitit të kaluar ka shtuar edhe aparaturat shtëpiake, që përfshijnë të gjitha pajisjet prej makinave për larje të rrobave e deri tek enëlarëset, pajisjet elektrike për rrojë, e të gjitha gjërat tjera që hyjnë në këtë rang.

LEXO EDHE:  Huawei poston të ardhura rekord pavarësisht presionit Amerikan

Panairi ka hapur dyert për publik gjatë ditës së premte dhe do të qëndrojë i hapur deri më 9 shtator. Organizatorët presin paraqitjen e më shumë se 1.200 ekspozuesve nga më shumë se 60 shtete të ndryshme të botës.  

Disa nga kompanitë që do të ekspozojnë produkte në IFA janë LG, Samsung, Sharp, Sony, TomTom, Acer, Philips, etj.

Lajmet e fundit>