Blog

Gjesti viral në TikTok i shpëton jetën një 16 vjeçareje në SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2021
Një drejtues makine telefonoi policinë duke e lajmëruar për gjestin e një pasagjereje femër që simbolizonte rrezikun dhe popullarizuar në TikTok. Gjesti viral në TikTok i shpëton jetën një 16 vjeçareje në SHBA

Një adoleshente e cila u zhduk në SHBA është gjetur pasi ajo përdori sinjalet e dorës që ishin bërë virale në TikTok për të treguar se ishte në rrezik.

Vajza u raportua e humbur nga prindërit në Karolinën e Veriut mëngjesin e së Martës dhe dy ditë më vonë u gjet brenda një makine në Kentaki.

16 vjeçarja kishte përdorur një shenjë e përdorur për të ndihmuar viktimat e abuzimit të kërkojmë ndihmë duke ju drejtuar një shoferi makine në kalim.

Autoritetet arrestuan një 61 vjeçar.

Një drejtues makine telefonoi policinë duke e lajmëruar për gjestin e një pasagjereje femër që simbolizonte rrezikun dhe popullarizuar në TikTok.

Gjesti me një dorë të vetme që hapet dhe mbyllet dhe gishtin e madh vendosur në mesin e dorës është një sinjal që tregon se dikush është në rrezik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  TikTok mbyll miliona llogari

Tags >

TikTok