Biznes

Gjigandët Amerikane të çipeve kërkojnë lehtësimin e sanksioneve ndaj Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Qershor 2019
0
Nga 70 miliardë dollarë të shpenzuara nga Huawei në blerjen e komponentëve në 2018-ën, 11 miliardë shkuan për firmat Amerikane si Qualcomm, Intel dhe Micron. Gjigandët Amerikane të çipeve kërkojnë lehtësimin e sanksioneve ndaj Huawei

Prodhuesit Amerikanë të çipeve përfshirë Qualcomm dhe Intel, në heshtje kanë presionuar qeverinë Amerikane për të lehtësuar sanksionet ndaj gjigantit Kinez të teknologjisë.

Ekzekutivët nga Intel dhe Xilinx kanë marrë pjesë në një takim në fund të muajit Maj me Departamentin e Tregtisë për të diskutuar përgjigjen e Huawei ndaj vendosjes së kompanisë në listën e zezë.

Sanksionet u ndalojnë furnizuesve Amerikanë ti shesin teknologjinë Huawei që është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit pa aprovimin e qeverisë Amerikane.

Kjo e fundit beson se Huawei është kërcënim për sigurinë kombëtare. Qualcomm gjithashtu ka diskutuar me Departamentin e Tregtisë lidhur me çështjen.

Prodhuesit e çipeve argumentojnë produktet si smartfonët dhe kompjuterët nuk përbëjnë të njëjtin rrezik si teknologjia dhe infrastruktura 5G.

“Kjo që themi ne nuk ndihmon Huawei. Thjeshtë parandalon një dëm të madh ndaj kompanive Amerikane,” mësohet të ketë thënë një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Nga 70 miliardë dollarë të shpenzuara nga Huawei në blerjen e komponentëve në 2018-ën, 11 miliardë shkuan për firmat Amerikane si Qualcomm, Intel dhe Micron.

Qualcomm për shembull dëshiron që të vijojë furnizimin e Huawei me çipe për telefonët dhe orët inteligjente. Google që i shet Huawei softuerin më popullor në botë, Android, dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me të.

Vetë Huawei ka bërë shumë pak në lobim në Uashington megjithatë është duke konsideruar dërgimin e një letre për Departamentin e Tregtisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni 5G me ekran që paloset i Huawei zbulohet përpara zyrtarizimit

Lajmet e fundit>