Biznes

Gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain shkurton gjysmën e fuqisë punëtore

Publikuar , 25 Dhjetor 2018
0
Lajmi u bë akoma edhe më i besueshëm kur ish punonjësit filluan të ndanin në Linkedin eksperiencën e tyre pranë Bitmain. Gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain shkurton gjysmën e fuqisë punëtore

Gjigandi i gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain lajmëroi reduktimin e gjysmës e fuqisë punëtore sipas mediave Kineze.

Kompania me seli në Pekin tha se të larguarit i përkisnin ekipit të zhvillimit të një klienti për Bitcoin Cash.

Lajmi u bë akoma edhe më i besueshëm kur ish punonjësit filluan të ndanin në Linkedin eksperiencën e tyre pranë Bitmain.

Përpara se të vinte ky largim masiv nga puna, Bitmain kishte ndaluar aktivitetin në Izrael.

Në Nëntor tregu i kriptomonedha humbi 70 miliardë dollarë investime si rezultat i ndarjes së Bitcoin Cash duke kërcënuar stabilitetin e mbarë industrisë.

Bitmain që mbështeti njërin prej kampeve raportohet se ka humbur miliona dollarë nga kjo lëvizje.

Kompania ka rreth 2,000 punonjës në mbarë aktivitetin e gërmimit dhe blockchainit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Lajmet e fundit>