Lajmet

Gjigantët e Silicion Valley i bashkohen grupit lobues të internetit

Publikuar , 20 Shtator 2012
0
Gjigantët e Silicion Valley i bashkohen grupit lobues të internetit

Asociacioni i Internetit, që është grupi i parë i internetit me interesime të posaçme, ka lajmëruar për anëtarët zyrtarë dhe platformën e vet të privatësisë.

Anëtarët përfshijnë gjigantët e botës së teknologjisë: Google, Facebook, Amazon.com, AOL, eBay, Expedia, IAC, LinkedIn, Monster Wordwide, Rackspace, salesforce.com, TripAdvisor, Yahoo! dhe Zynga.

Me forcat e kombinuara, 14 ndërmarrjet lajmëruan një platformë grupore që ka tre qëllime kryesore: mbrojtja e lirisë në internet; nxitja e inovacionit, rritjes ekonomike dhe fuqizimi i përdoruesve të internetit.

“Është modeli i decentralizuar dhe i hapur i internetit që ka lëshuar sipërmarrësi i pashembullt,” tha për Reuters veterani i Capitol Hill dhe CEO i Asociacionit të Internetit, Michael Beckerman. “Hartuesit e politikave duhet ta kuptojnë që ruajtja e lirisë në internet është thelbësore në vitalitetin e vetë internetit dhe në proceset e lulëzimit ekonomik.”

Sipas lajmërimit, Asociacioni do të punojë që të edukojë hartuesit e politikave në ndikimin potencial të internetit, në krijimin e vendeve të punës, komercializëm dhe ekonominë botërore.

Asociacioni tha që do të punojë për të mbrojtur liritë në internet nga rregullat kufizuese si SOPA që kanë nxitur një valë protestash nga shumica e ndërmarrjeve të internetit më parë gjatë këtij viti.

“SOPA dhe PIPA erdhën nga pothuajse askund dhe do të kishin një ndikim shkatërrues,”-tha Beckerman.

Derisa ndërmarrjet e vjetra të teknologjisë (duke përfshirë ndërmarrjen Microsoft) kanë qenë duke lobuar në Uashington për një kohë, Facebook dhe Google janë vetëm dy shembuj të ndërmarrjeve relativisht të reja që kanë qenë energjike në paraqitjen e pranisë së tyre në Capitol Hill. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Adobe ka trajnuar një sistem IA që identifikon manipulimin e fotove me Photoshop

Tags >

sopa
Lajmet e fundit>