Lajmet

Gjigantët e teknologjisë kanë investuar 3.6 milionë $ për një projekt që do të parandalojë Heartbleed-in e ardhshëm

Publikuar , 26 Prill 2014
0
Gjigantët e teknologjisë kanë investuar 3.6 milionë $ për një projekt që do të parandalojë Heartbleed-in e ardhshëm

heartbleed.0_standard_640.0Kaosi i papritur i shkaktuar nga vrima e sigurisë Heartbleed ka treguar se sa shumë mbështetet uebi në softuerin OpenSSL dhe se sa pak është shpenzuar për t’a mirëmbajtur atë. Së fundmi, disa prej kompanive teknologjike lider në botë janë bashkuar për të ndryshuar këtë gjë dhe për të ndrequr Heartbleed-in e ardhshëm para se të shkaktojë dëme.

Projekti i ri i quajtur “Core Infrastructure Initiative” është krijuar nga Fondacioni Linux dhe ka për qëllim të investojë para në infrastrukturën kritike të softuerit. Drejtori ekzekutiv Jim Zemelin, është shprehur se si rezultat i pasojave të Heartbleed është e qartë se diçka duhet të ndryshonte dhe se kjo masë duhet të ishte ndërmarrë shumë kohë më parë.

Zemelin ka sqaruar se Fondacioni Linux nuk do të merret me drejtimin e parave, por më tepër do të shërbejë si “një vend ku do të ruhen paratë” dhe do të jenë anëtarët ata që do të vendosin se ku do të shpenzohen ato.

Në listën e anëtareve përfshihen gjigantët e teknologjisë si Google, Microsoft, Facebook, kompanitë e harduerëve Intel dhe Fujitsu si dhe grupet e shërbimeve cloud si Rackspace dhe Amazon Web Services. Secila prej tyre do të dhurojë të paktën 100 000 $ në vit për tre vitet në vazhdim. Duke qenë se iniciativa është mbështetur nga 12 anëtarë, kompania ka mundur të grumbullojë një sasi fondesh prej 3.6 milion $.

Për shkak të problemit Heartbleed, OpenSSL qëndron në krye të listës, por ky nuk është softueri i vetëm. ModSSL, PGP dhe OpenCryptolab janë përmendur gjithashtu si projekte potenciale që mund të suportohen nga iniciativa.

Themeluesit shpresojnë që ky projekt të zbulojë edhe disa prioritete të reja sapo të fillojnë takime të rregullta midis anëtarëve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht

Lajmet e fundit>