Biznes

Gjigantët e teknologjisë së bashku kundër taksës dixhitale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Gusht 2019
0
Drejtori i politikave të taksimit të Amazon tha se në Francë mëse 10,000 biznese shesin përmes dyqaneve online të Amazon dhe taksa do të rrisë me 3% shitjet duke filluar nga 1 Tetori. Gjigantët e teknologjisë së bashku kundër taksës dixhitale

Google, Facebook dhe Amazon ditën e Hënë u shprehën kundër taksës përballë Zyrës Amerikane të Tregtisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Senati Francez në Korrik aprovoi një taksë 3% që do të aplikohet nga të ardhurat dixhitale të gjeneruara në Francë nëse kalojnë vlerën 25 milionë euro si dhe 750 milionë euro botërisht.

Dhoma Amerikane e Tregtisë u shpreh se taksa do të gjenerojë afërsisht 500 milionë euro në vit dhe pjesa më e madhe do të paguhet nga firmat Amerikane.

“Masa të tilla dëmtojnë Facebook dhe ekonominë dixhitale,” tha shefi e politikave të taksimit pranë rrjetit social Alan Lee.

COO i Shoqatës për Industrinë e Kompjuterit dhe Komunikimit e cila prezanton kompani si Intel, eBay dhe Netflix tha se taksa minon progresin e bërë me sistemin e ri të taksimit në ekonominë dixhitale dhe nxit një përgjigje agresive ndaj problemit.

Drejtori i politikave të taksimit të Amazon tha se në Francë mëse 10,000 biznese shesin përmes dyqaneve online të Amazon dhe taksa do të rrisë me 3% shitjet duke filluar nga 1 Tetori.

Muajin e kaluar Presidenti Amerikan Donald Trump kërcënoi taksimin e verës dhe produkteve të tjera Franceze si kundërpërgjigje. Edhe vende të tjera Evropiane kanë bërë të ditura planet për taksën e tyre dixhitale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook thirrje nga SHBA-ja për të ndaluar zhvillimin e monedhës digjitale

Lajmet e fundit>