Biznes

Gjiganti i çipeve të smartfonëve Android premton konkurrencë ndaj Apple në frontin desktop

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2021
Premtimet e Qualcomm janë të bujshme, se përveç konkurrencës ndaj Apple M, kompania do të ofrojë një jetëgjatësi të pakrahasueshme baterie. Gjiganti i çipeve të smartfonëve Android premton konkurrencë ndaj Apple në frontin desktop

Qualcomm synon të rrisë performancën e procesorëve për kompjuterët me kompaninë e cila zbuloi planet për një gjeneratë të re çipesh ARM të cilët mund të garojnë me seritë Apple M.

Lajmin e dha CTO i kompanisë Dr. James Thompson i cili tha se procesorët e parë do të shkojnë në duart e konsumatorëve në 2023.

Çipi i ri do të dizajnohet nga ekipi Nuvia që Qualcomm e ka blerë më herë këtë vit për 1.4 miliardë dollarë. Nuvia u themelua nga tre ish punonjës të Apple në 2019-ën të cilët kishin punuar me çipe Apple A për smartfonët.

Premtimet e Qualcomm janë të bujshme, se përveç konkurrencës ndaj Apple M, kompania do të ofrojë një jetëgjatësi të pakrahasueshme baterie.

Së fundi Qualcomm tha se edhe kartat grafike Adreno do të përmirësohen për të përballuar sistemet të klasit desktop.

Nuk është hera e parë që Qualcomm përpiqet të hyjë në industrinë e çipeve për kompjuterët. E provoi me Snapdragon 8cx dhe në bashkëpunim me Microsoft me Surface X SQ1 dhe SQ2.

Por ndërsa çipet ARM të Apple kishin performancë dhe jetëgjatësi baterie revolucionare ku zbuloi M1 vitin e kaluar, përpjekjet e Qualcomm janë vetëm një hije. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoritetet Kineze detyrojnë Apple të dëbojnë një aplikacion Kurani nga App Store