Biznes

Gjiganti Kinez i smartfonëve prodhon makinën e parë elektrike në 2024

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Tetor 2021
Lei Jun tha se nëse Xiaomi nuk përfshihet në biznesin e makinave elektrike do të eliminohet sepse makinat elektrike po transformojnë industri të tëra. Gjiganti Kinez i smartfonëve prodhon makinën e parë elektrike në 2024

Gjiganti Kinez i smartfonëve Xiaomi lajmëroi ditën e sotme se planifikon të lançojë makinën e parë elektrike në gjysmën e parë të 2024 dhe më pas një makinë të re çdo vit në tre vitet e ardhshme.

Kompania synon të shesë 900 mijë makina elektrike gjatë këtyre tre viteve. Ishte kryetari i bordit të grupit Xiaomi që dha lajmin e makinës elektrike gjatë një takimi me investitorët.

Lei Jun tha se nëse Xiaomi nuk përfshihet në biznesin e makinave elektrike do të eliminohet sepse makinat elektrike po transformojnë industri të tëra.

Investimi i parë i Xiaomi në këtë biznes do të kapë vlerën 1.54 miliardë dollarë ndërsa dekadën do ta përmbyllë me 10 miliardë dollarë investim. aksionet e kompanisë u rritën me 5% menjëherë pas lajmit.

Në Mars të këtij viti ishte hapi i parë i kompanisë në industrinë e makinave elektrike ndërsa muajin e kaluar e regjistroi si biznes Xiaomi EV dhe numëron mbi 300 punonjës./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë pas 15 Majit nëse nuk pranoni politikën e re të WhatsApp

Tags >

Xiaomi