Lajmet

Gjithçka që duhet të dini për kërkimin e avancuar në Facebook “Graph search”

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Gjithçka që duhet të dini për kërkimin e avancuar në Facebook “Graph search”

graph searchGraph Search supozohet të jetë një mjet i avancuar kërkimi që do të shndërrojë faqen në një burim të vërtetë informacionesh për njerëzit, vendndodhjet apo ngjarjet e ndryshme.

Ky është një projekt i prezantuar dhe i aktivizuar nga Facebook-u prej disa muajsh, por nuk është ende në fazat fillestare. Kompania do të punojë vazhdimisht për sofistikimin e këtij mjeti.

Po iu njohim me disa prej funksionaliteteve të Graph Search:

Ju mund të kërkoni se çfarë publikojnë miqtë tuaj ose përdoruesit e tjerë në lidhje me një temë të caktuar.

Kërkimi për një temë të specifikuar do të ndihmojë përdoruesit të ndjekin diskutime të ndryshme për temat që kanë interes. Kjo është një përpjekje e vlefshme për Facebook-un që po kërkon të shndërrohet në një destinacion kryesor për publikimin e lajmeve në kohë reale.

white-house-3-625x625

Ju mund të kërkoni në bazë të vendndodhjes ose periudhës kohore

Në qoftë se do të dëshironit të mësonit se çfarë kanë qenë duke bërë miqtë tuaj si sot para një viti apo si po reagojnë njerëzit e një shteti të caktuar ndaj situatës politike, Graph Search e mundëson këtë gjë për ju. Tashmë përdoruesit mund të kërkojnë postimet dhe publikimet në bazë të vendndodhjes ose periudhës kohore.

Kërkimi i postimeve të shkuara

Tashmë kthimi mbrapa në kohë për të ndrequr një post apo përditësim të caktuar në profilin tuaj do të jetë më i lehtë pasi mund të kërkoni direkt për të. Kjo është një metodë më e shpejtë krahasuar me përdorimin e shtrirjes në kohë (Timeline).

Ka ardhur koha të kujdeseni për privatësinë

Përditësimet e privatësisë kanë bërë më të lehtë gjetjen e postimeve tuaja të mëparshme. Bëhet fjalë për ato postime që mund të shihen nga të gjithë prandaj është mirë që të gjithë të marrin masat për të siguruar publikimet e tyre, ndërsa ata persona që dëshirojnë të arrijnë një audiencë më të gjerë për postimet e tyre atëherë mund t’i bëjnë ato publike.

LEXO EDHE:  Bitcoin ra me 10% ndërsa komentet negative ndaj kriptomonedhave janë shtuar

Graph Search funksionon për ata që e kanë Facebook në gjuhën “English (US)”

Funksionet e reja të prezantuara më sipër momentalisht janë aktivizuar vetëm për një pjesë të vogël përdoruesish pasi janë në testim e sipër, por mjeti Graph Search është aktivizuar për të gjithë ata që e kanë Facebook në gjuhën English (US). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>