Lajmet

Gjykata Amerikane thotë se programi i përgjimit të NSA zbuluar nga Edward Snowden është anti-kushtetues

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Shtator 2020
0
Zyrtarë të lartë të inteligjencës Amerikane kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen e NSA në programe masive të grumbullimit të të dhënave derisa Snouden doli publikisht në 2013. Gjykata Amerikane thotë se programi i përgjimit të NSA zbuluar nga Edward Snowden është anti-kushtetues

Një program mbikëqyrjeje i Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA) është shpallur i paligjshëm 7 vite pasi u ekspozua nga ish-kontraktori Eduard Snouden.

Mbikëqyrja e regjistrave telefonikë të miliona Amerikanëve doli për herë të parë në dritë në 2013-ën.

Tashmë Gjykata Amerikane e Apelit arriti në përfundimin se ky program dhe përgjimi i Amerikanëve është anti-kushtetues.

Ish kontraktori i NSA Snouden i cili jeton aktualisht në Moskë është ai që zbuloi këtë skemë dhe kishte shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në SHBA ku rrezikon të përballet me akuzat e spiunazhit.

“Nuk e kam imagjinuar kurrë që do të jetoja një ditë kur gjykatat tona të dënonin aktivitetet e NSA,” tha Snouden.

Zyrtarë të lartë të inteligjencës Amerikane kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen e NSA në programe masive të grumbullimit të të dhënave derisa Snouden doli publikisht në 2013.

Pas zbulimit, zyrtarët thanë se ky program kishte ndihmuar në luftimin e terrorizmit. Por ditën e Mërkure Gjykata e Apelit tha se këto pretendime ishte të pasakta dhe programi kishte shkelur Aktin për Mbikëqyrjen e të Huajve.

“Sot është një fitore e madhe për të drejtën tonë të privatësisë,” deklaroi Unioni Amerikan i Lirive Civile. “Është mëse e qartë se veprimet e NSA kanë qenë në shkelje të hapur të Kushtetutës tonë.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple blen një aplikacion që ska të bëjë me industrinë ku operon