Harduer

Gjykata australiane lejon shitjet e Samsung Galaxy

Publikuar , 09 Dhjetor 2011
0
Gjykata australiane lejon shitjet e Samsung Galaxy

Gjykata e Lartë përkohësisht kishte bllokuar shitjet e Galaxy duke pritur një vendim përfundimtar nëse do të lejohet ndërmarrja Apple, që është ndërtuese e iPad dhe iPhone, të thërrasë një gjykatë më të ulët për të vendosur në favor të Samsung.

Duke iu referuar vendimit, Samsung tha në një deklaratë tha që Galaxy Tab 10.1 i tij “do të jetë i gatshëm në dyqane në kohë për periudhën e tregtimit për Krishtlindje”.

Apple e mori Samsungun në gjykatën australiane pas akuzimit që ndërmarrja jugkoreane kishte kopjuar iPadin dhe iPhone-in e vet. Në tetor, një gjykatë porositi që të ndalojnë shitjet e Galaxy derisa të mos mbarojë procesi gjyqësor.

Beteja filloi në prill, kur Cupertino, e cila është Apple në Kaliforni hodhi në gjyq Samsungun në Shtetet e Bashkuara, duke mëtuar që dizajni i produktit, ndërfaqja e përdoruesit e dhe paketimi i pajisjeve Galaxy të Samsung “skllavërisht kopjuan” iPhone dhe iPad./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  3 arsye pse iPad Pro-t e rinj nuk e zëvendësojnë dot një laptop

Lajmet e fundit>