Lajmet

Gjykata e Lartë Evropiane lëshon bombën për uebsajtet që përdorin butonin Like të Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Korrik 2019
0
Ky transmetim të dhënash ndodh pa dijeninë e vizitorit pavarësisht nëse është pjesë e Facebook ose jo dhe pavarësisht nëse e ka klikuar ose jo butonin Like. Gjykata e Lartë Evropiane lëshon bombën për uebsajtet që përdorin butonin Like të Facebook

Gjykata e lartë Evropiane në një vendim të saj lëshuar ditën e djeshme lëshoi një bombë të vërtetë për uebsajtet që përdorin butonin Facebook Like.

Gjykata tha se sajtet duhet të marrin aprovimin e vizitorëve përpara se Facebook Like të kapë dhe të dërgojë të dhënat e tyre tek Facebook, pavarësisht nëse e klikojnë ose jo butonin Like.

Gjithashtu sajtet duhet të provojnë një arsye legjitime për grumbullimin e të dhënave dhe transmetimin e tyre në Facebook.

Vendimi i gjykatës erdhi pas një grup Gjerman paditi një kompani të quajtur Fashion ID. Grupi thoshte se distributori kishte thyer rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale duke përdorur butonin Like.

Pasojat e një veprimi të tillë janë se kur një vizitor qaset në uebsajtin e Fashion ID, të dhënat e tij personale shkojnë tek Facebook.

Ky transmetim të dhënash ndodh pa dijeninë e vizitorit pavarësisht nëse është pjesë e Facebook ose jo dhe pavarësisht nëse e ka klikuar ose jo butonin Like.

Sajtet ndajnë përfitimet me Facebook për të dhënat e kapura në këtë mënyrë. Megjithatë nuk mbahen përgjegjëse se çfarë Facebook bën me këtë të dhëna.

Si rezultat Facebook do të detyrohet të ndryshojë mënyrën sesi butoni Like funksionon dhe me shumë gjasa do të vini re sajte që kërkojë leje nga vizitorët për të transmetuar të dhënat e tyre nëpërmjet butonit Like. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Facebook në mbështetje të kauzave dhe komuniteteve

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>