Analiza

Gjykata e shpall Apple të pafajshme për fshirjen e përmbajtjeve nga iPod-ët e përdoruesve

Publikuar , 17 Dhjetor 2014
0
Gjykata e shpall Apple të pafajshme për fshirjen e përmbajtjeve nga iPod-ët e përdoruesve

ipods4_2040.0Një trup gjykues prej 8 pjesëtarësh ka vendosur që Apple nuk është përgjegjëse në atë që mund të rezultonte 1 miliard dollar gjobë për shkak të një mase sigurie ndërmarrë që nga 2006 nga iTunes në paisjet iPod. Përmes një verdikti unanim, grupi i gjykatësve tha se Apple iTunes 7.0, lëshuar nga fundi i 2006, ishte një përmirësim i rregullt i produktit, që do të thotë se veçoritë e reja ishin në të mirë të konsumatorëve. Paditësit në mënyrë të pa suksesshme argumentuan se këto veçori jo vetëm që cenonin konkurrencën, por gjithashtu i bën produktet e Apple më pak të përdorshëm ngaqë konsumatorët nuk mundeshin që lehtësish të blinin muzikë nga kompanitë e tjera përmes iPod.

Ky vendim do të thotë që Apple nuk ka shkelur asnjë ligj, ku në të kundërt do të kishte rezultuar me një gjobë 1 miliard dollar ndaj Apple. Paditësit fillimisht cilësuan një dëm prej më shumë se 350 milion dollar për tu paguar ndaj 8 milion individëve të cilët kanë blerë iPod-ët gjatë periudhës shtator 2006 dhe mars 2009. “Ne falënderojmë gjykatën për punën e tyre dhe aprovojmë verdiktin e tyre” tha Apple në një qëndrim. “Ne kemi krijuar iPod-in dhe iTunes për tu mundësuar konsumatorëve tanë mënyrën të mirë në botë për të dëgjuar muzikë. Çdo herë që ne kemi përditësuar këto produkte dhe çdo produkt tjetër të Apple ndër vite, e kemi bërë me qëllim ofrimin e eksperiencave më të mira për përdoruesit”.

Menjëherë pas verdiktit, drejtuesi i grupit të akuzës Patrick Coughlin tha se një apel gjithashtu është i planifikuar. Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin lidhur me anashkalimin nga gjykata të dy veçorive ku njëra kontrollonte databazën e iTunes dhe tjetra këngët në iPod të cilat sipas tij shkelnin privatësinë e përdoruesve. Ai shtoi më tej duke thënë: “Të paktën arritëm ta nxirrnim Apple përpara gjykatës”. Ndërkohë që juristët e Apple nuk kanë komentuar

LEXO EDHE:  D-Link prezanton routerin e parë 5G për shtëpitë

Apple ia hodhi paq këtë herë duke thënë se dyqanin i muzikës, softueri jukebox, dhe hardueri përbënin një sistem të integruar ngjashëm me konsolat e video lojërave nga Sony, Microsoft dhe Nintendo. Gjykimi 2 javor, i cili fillimisht ishte paraqitur në 2005, ditën e djeshme përfundoi duke u lënë mundësi të dy palëve për të apeluar vendimin. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>