Lajmet

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në mbrojtje të qytetarëve Evropianë nga përgjimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Tetor 2020
Ligji është pritur me padurim nga avokatët e privatësisë në Britani, Francë, dhe Belgjikë. Gjykata Evropiane e Drejtësisë në mbrojtje të qytetarëve Evropianë nga përgjimi

Gjykata më e lartë Evropiane i ka dhënë një goditje të re qeverive të vendeve të cilat kërkojnë të përgjojnë qytetarët e tyre. Gjykata Evropiane e Drejtësisë, autoriteti ligjor më i lartë e Bashkimit Evropian vendosi të Martën se vendet anëtare nuk mund të grumbullojnë të dhëna në masë nga qytetarët e tyre.

Operatorët e huaj celular dhe të internetit të cilët pajtohen me përgjimin e konsumatorëve të tyre dhe si rezultat qytetarëve Evropianë shkelin ligjin thuhej në vendimin e gjykatës.

Por në raste kur një vend anëtar përballet me një rrezik serioz që kërcënon sigurinë kombëtare dhe arrin ta provojë këtë, atëherë mund të ai vend mund të përgjojë por vetëm duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave.

Edhe në raste të tilla ekstreme janë disa masa që duhet të përmbushen. Vendimi për të përgjuar në të tilla raste duhej të kalojë së pari nga një gjykatë ose një autoritet administrativ i pavarur.

Ligji është pritur me padurim nga avokatët e privatësisë në Britani, Francë, dhe Belgjikë të cilët thonë se vendet e tyre shkelin të drejtat fundamentale të njeriut. Vendimi erdhi në përgjigje të raportimeve se praktika mbikëqyre të Britanisë, Francës dhe Belgjikës shkelin ligjin Evropian.

Vendimi i gjykatës është i dyti brenda pak muajve me implikime të forta. Në Korrik e njëjta gjykatë tha se ligjet Amerikane nuk mbrojnë privatësinë e qytetarëve Evropianë duke anuluar efektivisht transferimin e të dhënave mes SHBA dhe Evropës. Ky rast u soll në vëmendje nga aktivisti Austriak Max Schrems i cili thoshte se zbulimet e Eduards Snouden tregojnë sesa të pambrojtur janë qytetarët Evropianë në rast se të dhënat e tyre transferohen nga kompanitë shumëkombëshe në SHBA.

LEXO EDHE:  Zhvlerësohet Uber pas raportimeve për largimin e një aksioneri të rëndësishëm

Grupet të cilat mbështetin vendimin e fundit të gjykatës kundër përgjimit argumentojnë qëndrimin e tyre përmes ligjeve të miratuara në Francë në 2015-ën dhe Belgjikë në 2016-ën që i japin fuqi qeverive të përgjojnë qytetarët.

/PCWorld Albanian