Lajmet

Gjykata franceze kërkon që Twitter të identifikojë cicëruesit racistë

Publikuar , 26 Janar 2013
0
Gjykata franceze kërkon që Twitter të identifikojë cicëruesit racistë

Një gjykatë franceze ka kërkuar që të marrë të dhënat që do të mund t’i ndihmonin autoritetet atje që të identifikojnë njerëzit që postuan cicërima raciste dhe anti-semitike në uebfaqen e vet.

Rasti, i vendosur më 24 janar në Dhomën e 17-të të Gjykatës Kriminale të Parisit, buron nga një ankesë e ngritur në tetor nga Unioni i Studentëve Çifut Francezë (UEFJ). Grupi veproi pasi ishin postuar disa vërejtje anti-semitike në Twitter me etiketën #agoodjew.

Grupi i studentëve dëshiroi që Twitter të largojë cicërimat dhe të marrë një sistem të ri për t’iu përgjigjur porosive të urrejtjes. “Ne kërkojmë që Twitter të marrë përgjegjësinë”,- tha para vendimit kryetari i UEFJ-së, Jonathan Hayoun.

Por vendimi i gjykatës shkoi më tutje, duke i kërkuar Twitter-it që të kthejë të dhënat që do të mund tët identifikojnë ata që postuan cicërimat.

Faqja franceze e Twitter-it duhet të ofrojë po ashtu një rrugë të lehtë për përdoruesit për të raportuar cicërimat e menduara si të jashtëligjshme sipas ligjit francez, duke përfshirë porositë raciste dhe urrejtëse. Shumica e cicërimave #agoodjew janë larguar nga Twitter-i.

Hayoun e quajti vendimin e gjykatës si “vendim historik”. “Ai iu rikujton viktimave të racizmit dhe anti-semitizmit që ata nuk janë vetëm dhe që ligji francez që i mbron ata duhet të zbatohet gjithkund; nuk duhet të ketë përjashtim për Twitter-in”,- tha ai në një deklaratë (në frëngjisht). (PC World Albanian)

Twitter

LEXO EDHE:  Pas 12 vitesh largohet nga Twitter bashkëthemeluesi

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>