Lajmet

Gjykata gjermane urdhëron dëmshpërblim në rast të mosfunksionimit të internetit

Publikuar , 27 Janar 2013
0
Gjykata gjermane urdhëron dëmshpërblim në rast të mosfunksionimit të internetit

Aksesi në internet është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme dhe vlerësohet po aq i rëndësishëm sa të pasurit e një telefoni. Prandaj, humbja e lidhjes në internet meriton dëmshpërblim financiar.

Kështu ka vendosur Gjykata Federale Gjermane e Drejtësisë. Duke qenë se të pasurit e një lidhjeje interneti është jashtëzakonisht e rëndësishme për pjesën më të madhe të popullsisë gjermane, Gjykata e Karlsruhes vendosi që personi i cili kishte paditur ofruesit e shërbimit të internetit për shkak se lidhja e tij ishte ndërprerë për dy muaj (dhjetor 2008 – shkurt 2009), kishte të drejtë të kompensohej.

“Kjo është hera e parë që një Gjykatë vendos se lidhja me internetin është po aq e rëndësishme sa edhe ajo me telefonin”,- u shpreh një nga zëdhënëset e Gjykatës.

Personit paditës iu dha gjithashtu edhe një dëmshpërblim prej 50 € në ditë për gjithë periudhën dy mujore që nuk ishte në gjendje të përdorte DSL-në, fax over IP-në apo shërbimet VoIP.

Gjykata Federale, gjithsesi, e ka dhënë dëmshpërblimin vetëm për mungesën e internetit. Kompensimi për mungesën e lidhjes me faks u refuzua për shkak se faksi arrin vetëm të dërgojë tekst apo imazhe më shpejt se posta e zakonshme dhe kjo teknologji është drejt zhdukjes falë rritjes së përdorimit të alternativave të tjera, si e-maili.

Nga ana tjetër, edhe dëmshpërblimi për linjën telefonike VoIP nuk u pranua nga Gjykata meqenëse paditësi zotëronte një telefon celular. Megjithatë, ai përfitoi kompensimin për humbjen e lidhjes së DSL-së për arsyen se interneti është shndërruar në një element themelor në jetën e njerëzve.

Gjykata u shpreh se interneti është tepër i rëndësishëm duke qenë se përfshin të gjitha çështjet informative duke filluar nga zbavitja e deri tek temat shkencore, duke zëvendësuar gjithashtu edhe enciklopeditë, revistat apo televizionet,e njëkohësisht duke krijuar kanale komunikimi përmes blogjeve, forumeve, e-maileve apo rrjeteve sociale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube tërheq funksionin e mesazheve direkte

internet

Tags >

internet
Lajmet e fundit>