Lajmet

Gjykata hedh poshtë padinë për përgjimin e shfletuesit të Google

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Gjykata hedh poshtë padinë për përgjimin e shfletuesit të Google

Një gjykatë federale ka hedhur poshtë një padi kundër Google, duke gjetur që praktikat e përgjimit të historisë së shfletimit të uebit nga shfletuesi Chrome nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm.

Padia, që ishte ngritur në shkurt të vitit 2012 nga përdoruesit e shfletuesit të uebit nga Apple dhe Microsoft, akuzuan Google dhe tre ndërmarrje të tjera të reklamimit online që kishin “mashtruar” shfletuesit e uebit në pranimin e “cookies” që i mundësonin Google që të ofrojë reklama të posaçme.

Procedura kishte nisur pak kohë pasi u zbulua që Google përdori kod special për t’u marrë me kontrolluesit e privatësisë së përdoruesve në Safari dhe Internet Explorer në mënyrë që të përgjojë përdoruesit në kompjuterët dhe pajisjet mobile.

Derisa u pajtua që ndërmarrjet kanë tejkaluar opsionet e privatësisë së shfletuesve, gjykatësja e qarkut Sue Robinson shkroi opinionin e saj prej 25 faqesh gjatë të mërkurës që paditësit nuk kanë demonstruar që ata kanë përjetuar dëmtime si rezultat i informacionit personal të tyre të grumbulluar dhe të shitur.

“Google nuk ka kapur përmbajtjet siç janë treguar nga Dekreti Wiretap”,- shkroi Robinson në opinionin e saj. “Derisa URL-të mund të ofrojnë një përshkrim të përmbajtjeve të një dokument, që është www.helpfordrunks.com, një URL është një identifikues i lokacionit dhe nuk prish thelbin, domethënien, ose kuptimin e një komunikimi elektronik.”

Robinson gjeti po ashtu që paditësit kanë dështuar që të “demonstrojnë që Google kapi ndonjë përmbajtje ose qëllim nën Dekretin e Kalifornisë për Pushtim të Privatësisë ose për të identifikuar “ndonjë mospërputhje të performancës ose funksionimit të kompjuterëve të tyre.” (PC World Albanian)

googlee

LEXO EDHE:  Telefoni i shumëpritur Galaxy S10 ka një "surprizë" me ekranin

Tags >

Google
Lajmet e fundit>