Biznes

Gjykata Supreme e Koresë së Jugut rishikon dënimin e bosit të Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Gusht 2019
0
Çështja u përqendrua nëse mbështetja e Grupit Samsung për vajzën e mikes së ngushtë të presidentes Park mund të konsiderohet ryshfet me qëllim që të përfitoheshin favore nga zyrtarja e lartë. Gjykata Supreme e Koresë së Jugut rishikon dënimin e bosit të Samsung

Gjykata Supreme e Koresë së Jugut rrëzoi një vendim të Gjykatës së Apelit e cila i kishte reduktuar me dy vite e gjysmë dënimin bosit de fakto të Samsung Jay Y. Lee i arrestuar vitin e kaluar nën akuzuat e korrupsionit së bashku me ish presidenten e vendit.

Gjykata Supreme tha se interpretimi i bërë nga Gjykata e Lartë lidhur me rastin e shefit të Samsung dhe ish presidentes Park Geun-hye ishte shumë i ngushtë.

Çështja u përqendrua nëse mbështetja e Grupit Samsung për vajzën e mikes së ngushtë të presidentes Park mund të konsiderohet ryshfet me qëllim që të përfitoheshin favore nga zyrtarja e lartë.

Gjykata Supreme tha se apeli kishte gabuar duke mos njohur tre kuaj të dhuruar nga Samsung si ryshfete.

Lee u dënua në 2017-ën me pesë vite burg për akuzat e korrupsionit ndërsa po përgatitej të merrte drejtimin e Grupit Samsung. Ai u lirua një vit më pas kur Gjykata e Lartë e Seulit reduktoi dënimin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkenca, ja kushtet e BE-së për integrimin

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>