Biznes

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara shpëton Google nga një katastrofë multi-miliardë dollarëshe

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2021
Gjykata vendosi 6 me 2 në favor të Google. Në qendër të vëmendjes ishte nëse Google ka përdorur Java API të Oracle njohur ndryshe si blloku i ndërtimit për programuesit. Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara shpëton Google nga një katastrofë multi-miliardë dollarëshe

Një betejë ligjore prej mëse një dekade nëse Google kishte kopjuar sistemin operativ Android, përfundoi ditën e Hënë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Oracle, një tjetër gjigant i teknologjisë, kishte paditur Google në 2010-ën për shkeljen e të drejtave të autorit dhe kopjim të kodit kompjuterik.

Android sot është i instaluar në 70% të smartfonëve në përdorim në mbarë botën dhe dëmet do të ishin llogaritur në miliarda dollarë.

Por Gjykata Supreme shpëtoi Google duke rrëzuar vendimin e një gjykate më të ulët e cila kishte arritur në përfundimin se Google ka shkelur të drejtat e autorit.

Gjykata vendosi 6 me 2 në favor të Google. Në qendër të vëmendjes ishte nëse Google ka përdorur Java API të Oracle njohur ndryshe si blloku i ndërtimit për programuesit.

Konkretisht Google u akuzua se ka kopjuar 11 mijë rreshta kod.

Oracle tha se nuk ishte dakord aspak me vendimin e gjykatës duke thënë se kështu i ka hapur rrugë monopolizimit të mëtejshëm të tregut duke rritur fuqinë e Google dhe zvogëluar aftësinë e kompanive të tjera për të konkurruar.

“Jo vetëm që vodhën Java-n por e përdorën për të krijuar monopol,” tha juristi i përgjithshëm i Oracle Dorian Daley.

Por Google e përshkruante vendimin e gjykatës si një fitore të madhe për industrinë e softuerit.

Gjykatësit vendosën se kopjimi i kodit Java nga Google ishte një përdorim i drejtë i materialit bazuar në ligjet Amerikane. Megjithatë hasën vështirësi në aplikimin e ligjit tradicional të të drejtave të autorit mbi kodin kompjuterik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft sulmon Google dhe Facebook në Evropë