Biznes

Gjysma e fuqisë punëtore të Facebook do të punojë nga shtëpia deri në 2030

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Maj 2020
0
“Duam që të jemi lider në punën në distancë dhe kemi një plan të qartë sesi do ta bëjmë këtë,” tha Zuckerberg gjatë një interviste. Gjysma e fuqisë punëtore të Facebook do të punojë nga shtëpia deri në 2030

CEO i Facebook beson se gjysma e 50,000 punonjësve të kompanisë do të mund të punojnë nga shtëpitë e tyre përgjithnjë duke ju bashkuar një numri të vogël kompanish të cilat kanë përqafuar punën e decentralizuar gjatë pandemisë së koronavirusit.

Duam që të jemi lider në punën në distancë dhe kemi një plan të qartë sesi do ta bëjmë këtë,” tha Zuckerberg gjatë një interviste.

Në 5-10 vitet e ardhshme, Zuckerberg parashikon se 50% e fuqisë punëtore të Facebook do të punojë nga shtëpia. Madje rrjeti social do të bëjë të mundur që punonjësit e ekzistues të aplikojnë për të punuar nga shtëpia dhe nëse demonstrojnë performancë të kënaqshme dhe janë të aftë të punojnë nga shtëpia, do të lejohen me këtë mënyrë pune përgjithnjë.

Së bashku me Google rrjeti social ka lejuar punën nga shtëpia deri në fund të 2020.

Shefi ekzekutiv i Google Sundar Pichai theksoi se punonjësit të cilët e kanë të nevojshme të rikthehen në zyrat e punës mund ta bëjnë pas Korrikut nën masat e përcaktuara nga autoritetet.

Por pjesa më e madhe e punonjësve të cilët kanë bërë punën nga shtëpia do të mund të vazhdojnë ta bëjnë atë deri në fund të vitit tha Pichai. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Brenda 2023 gjysma e hapësirave publike me internet Wi-Fi falas

Tags >

Facebook