Analiza

Gjysma e amerikanëve të sheqetësuar për privatësinë në rrjetet sociale

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Gjysma e amerikanëve të sheqetësuar për privatësinë në rrjetet sociale

Në bazë të një ankete të bërë nga Marist thuhet se mbi 60 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar për privatësinë, dhe femrat janë më të shqetësuara se meshkujt.

“Ne jemi në erën e informimit. Disa njerëz janë të shqetësuar rreth shpërndarjes së informacionit online. Ka një element privatësie që disa njerëz e ndienjë se po humbet” tha Dr. Lee Minigoff, drejtor i Marist College Institute për Public Opinion.

Privatësia në faqet e rrjeteve sociale është një çështje që është diskutuar vazhdimisht. Facebook së fundi ka ndërruar politikat e saj të privatësisë për tu dhënë përdoruesve më shumë kontroll ndaj asaj sesa informata po dërgohen para publikut, dhe të gjitha këto ndodhen pas protestave të konsumatorëve dhe përcjellësve të privatësisë.

“Nuk duhet shumë për të rritur shqetësimet kur titujt e mediave fajësojnë thyrjet në privatësi… kjo është e kuptueshme” shoi Miringoff.

Anketa tregoi se 27 për qind e 1.004 njerëzve që morën në anketë, ishin të sheqtësuar për privatësi në rrjete sociale dhe 23 për qind prej tyre ishin tepër të shqetësuar për privatësinë. Amerikanët më të moshuar janë më të shqetësuar rreth privatësisë tha ai, për shkak se faqet e rrjeteve socaile nuk janë të shfaqura para tyre në të njëjtën mënyrë si shfaqen ato tek njerëzit më të rinj që kanë një sjellje më të lirë rreth faqeve dhe privatësisë.

Në përgjithësi, 43 për qind e amerikanëve than se mbajnë kontakte përmes rrjeteve sociale si Facebook, MySpace dhe LinkedIn. 40 për qind e meshkujve dhe 45 për qind e femrave, thanë se kanë një profil në një faqe të rrjeteve sociale.

LEXO EDHE:  Dominimi i Google në Evropë do të vijojë pavarësisht shkëputjes së Google Search dhe Chrome nga Android

Lajmet e fundit>