Lajmet

Gjysmë milion përdorues Android kanë shkarkuar maluerë nga Google Play Store

Nov 21 2018
0 Shpërndarje
Zbulimin e bëri hulumtuesi i sigurisë pranë ESET Lukas Stefanko i cili në një cicërimë në Twitter detajoi 13 prej tyre ndërtuar nga i njëjti zhvillues. Gjysmë milion përdorues Android kanë shkarkuar maluerë nga Google Play Store

Mëse gjysmë milion përdorues kanë instaluar maluerë Android të cilët silleshin si lojëra nga dyqani i aplikacioneve të Google.

Zbulimin e bëri hulumtuesi i sigurisë pranë ESET Lukas Stefanko i cili në një cicërimë në Twitter detajoi 13 prej tyre ndërtuar nga i njëjti zhvillues.

Dy prej aplikacioneve ishin shndërruar në trend në Google Play.

Së bashku ata kishin 580,000 instalime përpara se Google të marrte masa. Ata që prisnin një lojë ku do të drejtonin një kamion në rrugë, në faktu u ballafaquan me dështime të njëspanjëshme të aplikacionit saherë që hapej.

Në të vërtetë aplikacioni shkarkonte një maluer nga një domain i regjistruar në Stamboll dhe instalohen në fshehtësi duke shirë ikonën e aplikacionit gjatë këtij procesi.

Google ka shpenzuar vite për të rritur sigurinë e Android. Vitin e kaluar 700,000 aplikacione ishin hequr. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>