Biznes

Glide OS parasheh rritje të Cloud Computing

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
Glide OS parasheh rritje të Cloud Computing

Në vitin 2010, falë edhe  inovacionit dhe menaxhimit të begatë dhe evangjelizmit të Google dhe Microsoft për cloud computing, Glide OS, siç po quhet tani ky shërbim, është gati që të bartë emrin me krenari.

“Realiteti është se kompanitë si Google dhe Microsoft janë duke investuar me shumicë për të krijuar shumë vetëdije rreth cloud computing”, u shpreh Donald Leka (lexoni intervistën e bërë me z. Leka nga PC World Albanian), CEO i TransMedia, e cila operon Glide OS. “Kjo po na ndihmon shumë.”

Historia është pak më ndryshe tani: Glide OS ofron 30GB hapësirë online falas, që është një testament me çmimet në rënie të hapësirave ruajtëse. Glide OS është duke u rritur me të shpejtë. Ajo sapo ka arritur në 1.5 milionë përdorues, duke shtuar mbi 174.000 vetëm në janar të këtij viti.

Përdoruesit, thotë Leka, më në fund janë të gatshëm për të lëvizur skedarët e tyre në cloud. “Ne po shohim se magazinimi po na harxhohet me të madhe” tha ai. “Ne jemi duke shtuar njësi të reja ruajtëse vazhdimisht.”

Megjithatë kapitali i TransMedia, nuk është ngrënë asnjëherë deri më tani. Leka thekson se kursimi i kompanisë – vetëm 5.3 milion në kostot e zhvillimit që nga viti 2006 – ka vënë atë në një pozitë të fuqishme, sidomos në klimën e sotme të financimit të kufizuar të ndërmarrjeve. Vendosje tjera kanë  shpenzuar pesë deri në dhjetë herë më shumë, thekson ai, shpeshherë për funksionalitet që dyfishon vetëm një fraksion të asaj që ofron Glide.

Sipas Lekës,  kompania gjatë raundit të fundit të saj kapital, ka ngritur fondet në një vlerë prej 90 milion dollarë.

LEXO EDHE:  Razer Blade 15 është një laptop lojërash 4K me çmim marramendës

Shtojca më e fundit është integrimi i një komponente për shikimin e skedarëve në GDrive, emër përmes të cilit kjo kompani po i referohet ofertave të saja për ruajtje të të dhënave.

Shikimi i skedarëve nga GDrive i Glide, iu mundëson përdoruesve të shikojnë skedarët e ruajtur në cloud në një ueb shfletues, pa pasur nevojë që skedarët të hapen në aplikacionet me të cilat janë krijuar. Kjo është shumë e dobishme kur dikush duhet të qaset në një skedarë përmes një kompjuteri apo pajisje mobile që ka mungesë të aplikacionit të përshtatshëm.

Në janar, kompania mori një hap të madh për ta bërë shërbimin e saj më të dobishëm: Ajo shpalosi plug-in për shfletues për Google Chrome, Microsoft Internet Explorer dhe Mozilla Firefox, duke ofruar në dispozicion Glide përmes shfletuesit në çdo kohë, pa pasur nevojë për vizitë në faqen e Glide.

Leka thotë se Glide po përgatitet për të ardhmen duke hedhur Adobe Flash, që pëdoret nga pothuajse gjysma e aplikacioneve të shërbimit. “Ne vërtetë po përgatitemi të largohemi nga Flash. Në mes të vitit, të gjitha aplikacionet tona kryesore do të jenë në Ajax” u shpreh Leka.

Tags >

Glide
Lajmet e fundit>