Lajmet

Gmail bllokohet përfundimisht në Kinë

Publikuar , 29 Dhjetor 2014
0
Gmail bllokohet përfundimisht në Kinë

Uebfaqja Gmail është bllokuar plotësisht në Kinë pas 6 muajsh që qeveria me anë të censurimit filloi kufizimin e aksesit në këtë faqe. Raporti i transparencës së Google shfaqi trafikun e Gmail që pësoi rënie dramatike natën e 25 dhjetorit. Zyrtarët e qeverisë nuk janë deklaruar përgjegjës për këtë çështje. Kina tashmë ka bllokuar një sërë shërbimesh të Google si Google Maps, Google Docs dhe Google Drive.

gmail ne kine

Qeveria filloi të kufizonte aksesin në Gmail në prag të 25 të protestës në Tiananmen Square. Por gjithsesi përdoruesit mund ta përdornin Gmail përmes protokolleve IMAP, POP, STMP. Ndërsa tani qeveria i ka bllokuar dhe këto mënyra për të hyrë në Gmail. Në vitet e fundit, Kina ka rritur censurimet e saj online. Ashtu si Google dhe faqet si Facebook, YouTube dhe Twitter janë të padisponueshëm në këtë vend. Edhe ato pak faqe të huaja të autorizuara janë të monitoruara vazhdimisht nga autoritetet përkatëse. Duke bllokuar Gmail-in, qeveria jo vetëm ka shkelur të drejtën e të shprehurit lirshëm, por kjo gjë mund të sjellë edhe dëmtim të tregut të Google. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bullgarët blejnë Telekom Albania

Lajmet e fundit>