Lajmet

Gmail dhe Google Docs ofrojnë suport për inputin me shkrim dore

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Gmail dhe Google Docs ofrojnë suport për inputin me shkrim dore

Tastiera mund të mos jetë pajisja e duhur kur bëhet fjalë për shkrimin e fjalëve të një gjuhe të huaj që përdor karaktere të veçanta.

Tashmë është e mundur që këto karaktere të shkruhen me dorë në Gmail dhe në Google Docs.

Inputi me shkrim dore lejon përdoruesit të shkruajnë tekstin duke përdorur mausin ose në rastin e kompjuterëve me ekran me prekje mund të përdoret lapsi dixhital ose vetë gishti.

Për të përfituar nga ky funksionalitet duhet të bëhet aktivizimi i Input Tools duke u drejtuar tek Settings dhe më pas tek menuja General në Gmail ose në Google Drive.

Lançimi i përditësimit nuk ka përfunduar ende plotësisht prandaj për disa përdorues mund të mos jetë i disponueshëm momentalisht, megjithatë në qoftë se kjo gjë vlen edhe për ju atëherë mund të përdorni funksionalitetin shtesë (extension) Input Tools në Google Chrome.

Pasi të jetë aktivizuar opsioni, përdoruesi mund të përzgjedhë gjuhën që dëshiron të përdorë.

Sipas Google, shkrimi i dorës suporton mbi 20 gjuhë të ndryshme, ndërsa në Gmail suporton mbi 50 gjuhë të ndryshme përfshirë këtu gjuhën kineze, japoneze, Hindi dhe rusishten.

Përditësimi vlen shumë sidomos për ata persona që studiojnë ose që komunikojnë rregullisht në gjuhë të huaj. Në qoftë se dëshironi të mësoni më tepër rreth këtij opsioni mund të lexoni këto materiale. (PCWorld Albanian)

Icon-Gmail01909-420x420

LEXO EDHE:  Musk përfundon në gjykatë për një cicërimë në Twitter

Lajmet e fundit>