Lajmet

Gmail dhe Google Drive jashtë funksioni në disa vende të botës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2019
0
Në një deklaratë zyrtare në uebsajt, Google tha se ishte duke hetuar problemet me Gmail. Të prekurit mund të aksesonin shërbimin por mesazhet nuk hapeshin. Gmail dhe Google Drive jashtë funksioni në disa vende të botës

Google është goditur nga ndërprerje shërbimi në disa vende të botës ku përdoruesit raportuan probleme me Gmail, Google Drive, Hangouts dhe Google Maps për disa orë me radhë.

Uebsajte të cilat raportojnë problemet dhe ndërprerjet me Gmail treguan një rritje të numri të përdoruesve që ankoheshin.

Në një deklaratë zyrtare në uebsajt, Google tha se ishte duke hetuar problemet me Gmail. Të prekurit mund të aksesonin shërbimin por mesazhet nuk hapeshin.

Raportimet e para të problemeve erdhën rreth 7:30 të mëngjesit të ditës sotme me orën tonë lokale. Gmail ka mëse 1 miliardë përdorues dhe të prekur nuk mund të dërgonin mesazhe gjithashtu.

Kur përpiqeshin ta bënin merrnin një njoftim: “Mesazhi nuk mund të dërgohet. Kontrolloni rrjetin dhe provoni më vonë.”

Google konfirmoi problemet edhe me ngarkimin në Google Drive. Google Maps gjithashtu përjetoi ndërprerje ku përdoruesit të cilët përpiqeshin të hapnin Street View ballafaqoheshin me një ekran të zi bosh.

Të prekurit ishin në SHBA, Evropë, Azi, Australi dhe Amerikën e Jugut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin e dytë me kamër nën ekran të Samsung

Lajmet e fundit>