Një numër shërbimesh të Google përfshirë Gmail, Drive, Docs, Meet, Groups, Chat, Keep dhe Voice përjetuan ndërprerjen mëngjesin e ditës së Enjte sipas vetë statusit të shërbimeve të kompanisë.
Edhe pse shërbimet tashmë janë rikthyer normalitetit, përdoruesit kishin probleme me ngarkimin e skedarëve që nga Drive tek Gmail për llogaritë personale dhe biznesit.
Në disa raste edhe tentativa për të shkruar thjeshtë një e-mail të ri pa ngarkuar asgjë dështonte.
Në DownDetector pati raportime të shumta për Gmail dhe Google Drive ndërsa përdorues në Twitter thanë se nuk ngarkonin dot as video në YouTube.
Po sipas DownDetector, problemet tashmë janë adresuar. /PCWorld Albanian