Lajmet

Gmail e bën kërkimin dhe gjetjen e e-maileve më të lehtë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2020
0
Ndoshta nga mungesa e dëshirës ose pamundësia, shumica postave të përdoruesve janë të përmbytura në e-mail-e. Gmail e bën kërkimin dhe gjetjen e e-maileve më të lehtë

Google do ta bëjë më të lehtë të gjeni e-mail-in që po kërkoni dhe kjo e gjitha falë filtrave të Gmail. Këto filtra kërkimi të quajtur “Search Chips” reduktojnë rezultatet e kërkimit për ta bërë më të lehtë të gjeni e-mail-in që po kërkoni.

Ndërsa arritja e “Inbox Zero” është thuajse diçka e pamundur për të gjithë ne, në të vërtetë është diçka që mund të arrihet.

Ndoshta nga mungesa e dëshirës ose pamundësia, shumica postave të përdoruesve janë të përmbytura në e-mail-e.

Problemi është se një postë plot me e-mail e bën të vështirë të gjeni atë që po kërkoni sidomos në Gmail.

Google dëshiron ta ndryshojë këtë realitet dhe në një postime në blogun e G Suite kompania prezantoi të ashtuquajturat çipet e kërkimit në Gmail.

Ato janë filtra që shfaqen kur po kërkoni një e-mail në Gmail. Thjeshtë përzgjidhni filtrin që mendoni se ju ndihmon të gjeni atë që po kërkoni dhe numri i e-mail-eve reduktohet automatikisht.

Me këto çipe mund të përcaktoni që e-mail-i të ketë bashkëngjitje, apo llojin e saj apo kur është dërguar. Mund të përjashtoni ftesat kalendarike dhe bisedat për të reduktuar rezultatet e kërkimit.

Në fakt në Gmail kanë ekzistuar më parë këto filtra por përdoruesit duhej ti shtonin në formë komandash si “has:attachment” apo “from:adresën e e-mailit”.

Çipet e kërkimit – Search Chips – do të jenë të disponueshme fillimisht në G Suite përpara se të vinë tek të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi një ndryshim i vogël mund të përmirësojë ndjeshëm shpejtësinë e internetit