Lajmet

Gmail lehtëson procesin e dërgimit të fotove përmes pajisjeve mobile

Publikuar , 17 Prill 2014
0
Gmail lehtëson procesin e dërgimit të fotove përmes pajisjeve mobile

SmartphonePhotosPërdoruesit e Google të cilët i ruajnë fotot në Google+ nga smartfoni dhe tableti i tyre do të jenë në gjendje t’i dërgojne ato me mesazh shumë më shpejt në Gmail. Tani, mund të futni një sërë fotosh ose albume me foto direkt në e-mail, të ndryshoni përmasat e tyre dhe t’i shpërndani me miqtë dhe familjen brenda një kohe shumë të shkurtër

Marifeti është sigurisht të përdorni veçorinë Auto Backup të Google+ për fotot. Google ka prezantuar gjatë ditës së hënë një veçori të re brenda butonit “Insert Photo” në fund të mesazheve në Gmail e cila nxjerr fotot e ruajtura me back-up nga pajisjet mobile.

InsertPhoto-640x139Pasi të përzgjidhet butoni, do të shfaqet një seri fotosh që ju mundëson të zgjidhni disa prej tyre apo gjithë albumin dhe t’i shtoni më pas në email.

GmailPhoto-640x396Gjithashtu keni mundësi t’iu ndryshoni përmasat.

GmailPhoto2-640x602Aktualisht, jo të gjithë përdoruesit e kanë këtë veçori. Ajo do të fillojë të jetë e disponueshmë në javët në vijim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  WhatsApp do të ndalojë së funksionuari për këta përdorues

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>