Lajmet

Gmail lejon dërgimin e-mail-ve tek përdoruesit e Google+ pa e ditur adresën e tyre

Publikuar , 14 Janar 2014
0
Gmail lejon dërgimin e-mail-ve tek përdoruesit e Google+ pa e ditur adresën e tyre

gmail-logo-100160576-galleryGoogle ka thelluar integrimin mes rrjetit të vet social Google+ dhe Gmail, duke shtuar një veçori që lejon dërgimin e-mail-ve tek përdoruesit e Google+ pa e ditur adresën e tyre. Ju mund t’i dërgoni e-mail cilitdo kontakt që e keni në Google +, e kjo gjë vlen edhe për të tjerët, të cilët mund të ju dërgojnë juve e-mail edhe nëse nuk e dinë adresën tuaj, por thjesht duke ju pasur në listën e kontakteve.

Veçoria pritet të lëshohet gjatë ditëve të ardhshme për të gjithë përdoruesit e Gmail-it të cilët kanë po ashtu edhe profile në Google+. Gmail do të bëjë sugjerime automatike për përdoruesit e Google+ që dërguesi i e-mail-it i ka shtuar në rrathët e tij në rrjetin social. (Rrathët paraqesin termin të cilin Google e përdor për lidhjet në Google+.)

Sidoqoftë, dërguesit e e-mailit nuk do të dërgojnë adresa e-mail-i të kontaktit që sugjerohet automatikisht në Google+ përderisa kontakti të mos përgjigjet ndaj porosisë dhe porositë nga përdoruesit e Google+ që nuk janë në Rrathët e juaj do të duken në tabin Social të llogarisë tuaj në Gmail, në vend se të paraqiten në tabin Primary.

google-plus-gmail-100224666-largeGoogle ka integruar Google+ me Gmail, Blogger, Apps, YouTube dhe produktet e tjera

Përdoruesit e Google+ janë në gjendje që të kontrollojnë se kush mund t’i kontaktojë ata nga Gmail në këtë mënyrë me katër opsione. Ata mund ta bëjnë të pamundur këtë gjë tërësisht, në mënyrë që të mos paraqiten në sugjerimet automatike në Gmail dhe mund ta kufizojnë veçorinë për të përfshirë vetëm njerëzit që i kanë shtuar në Rrathët e tyre.

Ata po ashtu mund ta zgjerojnë përfshirjen duke e zgjeruar atë për njerëzit e kategorisë së dytë të ndarjes së Rrathëve, duke nënkuptuar njerëzit me të cilët nuk jeni të lidhur, por që janë të lidhur me dikë në Rrathët e juaj. Opsioni i fundit është që ta lini hapur veçorinë për të gjithë në Google+.

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës në betejë me falimentimin

Qëllimi i veçorisë së re është që ta bëjë më të lehtë për përdoruesit e Google+ për të komunikuar përgjatë Gmail-it. Google e ka përsëritur disa herë që qëllimi i vet është ta bëjë integrimin e Google+ sa më gjerë dhe sa më thellë me shërbimet, faqet dhe aplikacionet e tjera të uebit të po të kësaj kompanie, që të veprojë si një shtresë e përbashkët e rrjetit social. Google ka integruar Google+ me Gmail, Blogger, Apps, YouTube dhe produktet e tjera tashmë në shkallë të ndryshme. (PCWorld Albanian)