Lajmet

Gmail për telefonët ka një fytyrë të re

Publikuar , 30 Janar 2019
0
Ndërsa Gmail-i i ri është shumë i bardhë, ekziston mundësia që një temë e errët të prezantohet. Kjo sepse edhe Android Q do të ketë një temë të tillë. Gmail për telefonët ka një fytyrë të re

Që nga lançimi i Android P, Google vazhdimisht ka përditësuar aplikacionet me gjuhën e re të dizajnit.

Gmail në desktop u ridizajnua në fillim të 2018-ës ndërsa dje ishte radha e aplikacionit mobil.

Në një postim në blog Google prezantoi dizajnin e ri të Gmail për Android dhe iOS.

Pamja e re përdor ngjyrën e bardhë dhe elementë vizualë të rrumbullakët. Paneli në krye në ngjyrë të kuqe është eliminuar dhe tashmë zëvendësuar nga një fushë kërkimi.

Gmail

Ngjyra e kuqe është rezervuar vetëm për fotot, etiketat dhe dokumentet. Përveç elementëve vizualë Google thotë se tashmë mund të shihni me shpejtësi fotot në një bisedë pa qenë nevoja të shikoni të gjitha mesazhet e shkëmbyera.

Ndërsa Gmail-i i ri është shumë i bardhë, ekziston mundësia që një temë e errët të prezantohet. Kjo sepse edhe Android Q do të ketë një temë të tillë.

Versioni i ri i aplikacionit do të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim përmes Play Store dhe App Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome ka një plan për ta bërë shfletimin në ueb shumë më të shpejtë

Lajmet e fundit>