Lajmet

Gmail sfidon Facebook

Publikuar , 08 Shkurt 2010
0
Gmail sfidon Facebook

Sipas Wall Street Journal, modul i ri – i cili mund të shpaloset që në fillim të kësaj jave – pritet që të transmetojë përditësime të statuseve prej individëve, të cilët i përzgjedh përdoruesi i Gmail.

“Transmetimi eventualisht do të përfshijë edhe përmbajtje të cilat një përdorues i ka të shpërndara edhe në YouTube dhe Picasa. Por nëse këto veçori do të shpalosen gjatë ditëve të ardhshme mbetet e paqartë” tha Jessica E. Vascellaro prej Wall Street Journal.

Vascellaro vuri në dukje se Google ka tentuar të transformojë Gmail në një shërbim “më shumë se e-mail” për disa vite me radhë dhe ka shtuar se ideja më e fundit e kësaj kompanie është paraqitur vetëm një javë pasi Facebook ka shpalosur dizajnin e ri.

LEXO EDHE:  Ja sesi të përdorni Instagram për të shtuar listat e e-mail-eve

Lajmet e fundit>