Softuer

Gmail shton veçorinë për filtra të mençur

Publikuar , 09 Mars 2011
0
Gmail shton veçorinë për filtra të mençur

Vitin e kaluar inxhinierët e Google bënë të ditur një veçori të titulluar Priority Inbox (Inboxi me prioritete), një sistem inteligjent i filtrimit që thekson mesazhet e rëndësishme prej njerëzve më relevantë në inboxin tuaj. Të mërkurën, Gmail shtoi një veçori të re të quajtur Smart Labels, për të cilën shpreson se do të ndihmojë në filtrimin e e-maileve në masë, mesazheve prej grupeve në forume dhe paralajmërimeve prej ueb faqeve.

Stanley Chen, një inxhinier softuerik pranë ekipit të Gmail shkroi në një blog post të kompanisë se “Smart Labels (etiketat e mençura) automatikisht kategorizojnë mesazhet nga forumet, paralajmërimet dhe mesazhet jo të rëndësishme, me etikete të veçanta”.

z. Chen tha se gjersa përdoruesit do të pranojnë mesazhe të këtilla, ato do të dërgohen në follder përkatës, të veçantë. Aty përfshihen edhe e-mail që janë newsletter apo mesazhe promocionale. Një fushë tjetër e grupit të Smart Labels ka të bëjë edhe paralajmërimet, që janë riklasifikuar si mesazhe të drejtuara drejtpërsëdrejti drejt përdoruesve.

Përdoruesit që dëshirojnë të përdorin këtë veçori të re mund ta vënë në funksion atë duke vizituar pjesën e Labs në Settings, brenda Gmail. /pcwordlalbanian

LEXO EDHE:  Microsoft ridizajnon aplikacionin Outlook në iOS

Lajmet e fundit>