Lajmet

Gmail Smart Compose vjen tek të gjithë telefonët Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Mars 2019
0
Funksioni nuk ndryshon nga një pajisje tek tjetra. Smart Compose përdor një kombinim të stilit tuaj të shkrimit dhe shprehive që përdorni më së shumti për të plotësuar segmente të tjera të fjalisë ndërsa shkruani një mesazh. Gmail Smart Compose vjen tek të gjithë telefonët Android

Funksioni i ri Smart Compose i Gmail ka qenë i disponueshëm në deskop prej kohësh por i kufizuar për botën mobile.

Përdoruesit që mund të merrnin këtë funksion ishin vetëm ata që posedonin një Pixel 3.

Ky funksion bën që Gmail tu ndihmojë të shkruani mesazhet. Por Android Police zbuloi se funksioni tashmë është i disponueshëm për të gjithë telefonët e tjerë përfshirë edhe Galaxy S9+ dhe OnePlus 6T.

Funksioni nuk ndryshon nga një pajisje tek tjetra. Smart Compose përdor një kombinim të stilit tuaj të shkrimit dhe shprehive që përdorni më së shumti për të plotësuar segmente të tjera të fjalisë ndërsa shkruani një mesazh.

Nga njëhera ana mund të krijojë mesazhe statike dhe monotone por nga ana tjetër mund tu kursejë kohë duke shkruar mesazhe sidomos për bizneset. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbërrin versioni i parë eksperimental i Android Q

Lajmet e fundit>