Harduer

GMO do të vijojë biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike, mbyll atë të prodhimit të harduerëve

Publikuar , 08 Janar 2019
0
Gjigandi Japoneze GMO Internet publikoi muajin e kaluar një raport i cili thoshte se operacionet e gërmimit të monedhave kriptografike kanë shënuar rënie masive në të ardhura. GMO do të vijojë biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike, mbyll atë të prodhimit të harduerëve

Gjigandi Japonez GMO Internet publikoi muajin e kaluar një raport i cili thoshte se operacionet e gërmimit të monedhave kriptografike kanë shënuar rënie masive në të ardhura.

Më pas duke hedhur poshtë raportimet një mbyllje plotë të aktivitetit, firma zbuloi planet për të zhvendosur operacionet e gërmimit në një vend me kosto të ulët të elektricitetit.

“Do të ndryshojmë qendrën e minierave në një rajon që na mundëson energji me kosto më të ulët,” tha GMO.

Në raport thuhej se fitimi i GMO nga shpërblimet për gërmimin e Bitcoin ishte rritur nga 21 BTC në Dhjetor të 2017-ës në 528 BTC në Qershor të 2018-ës.

Kjo edhe për shkak të rënies së vlerës së bitcoin dhe ato që pësuan janë të ardhurat.

GMO hyri në biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike në Dhjetor të 2017-ës.

Vendimi ishte i duhuri për kompaninë të paktën për atë kohë kur një bitcoin këmbehej me 20,000 dollarë.

Fitimet ishin të larta dhe konkurrenca e GMO vuri në vështirësi edhe gjigandë si BitFury.

Shumë shpejtë hyri në biznesin e prodhimit të harduerëve për gërmim dhe prezantoi çipet e para 7-nanometër .

Tashmë konglomerati Japonez do të mbyllë këtë biznes. /CryptoWorld.al

LEXO EDHE:  Bashkëthemeluesi i Square Tristan O'Tierney ndahet nga jeta në moshën 35 vjeçare

Tags >

GMO
Lajmet e fundit>