God of War: Ragnarok ka shitur më shumë kopje në javën e saj të debutimit se asnjë titull tjetër i lançuar ekskluzivisht në PlayStation tha llogaria zyrtare e PlayStation në Twitter.
Sony tha se loja ka regjistruar 5.1 milionë shitje në javën e parë duke e vendosur përpara The Last of Us Part II, Spider Man, Unchardted 4: A Theif’s End dhe paraardhësi i Ragnarok, God of War (2018).
Loja aksion-aventurë, debutoi më 9 Nëntor dhe ka rrëmbyer vëmendje të madhe. Përveç miliona kopjeve të shitura, aktualisht ka një pikësim prej 94% në Metacritic, bazuar në 135 vlerësime kritike.
Është i njëjti vlerësim si loja e kaluar. Por krahasimi me lojërat e kaluar që ishin ekskluzive në Sony, nuk është gjithnjë i duhuri por është përshtatur sipas nevojave të kompanisë për PR.
Për shembull The Last of US Part II është shitur 4 milionë kopje në tre ditë, Spider Man 3.3 milionë kopje në 3 ditë dhe god of War 3.1 milionë kopje në 3 ditë.
Gjithsesi shitjet e Ragnarok në javën e parë ishin sa dyfishi i Uncharted 3: A Thief’s End që u shit vetëm 2.7 milionë njësi. /PCworld Albanian