Softuer

God of War III afër debutimit

Publikuar , 27 Shkurt 2010
0
God of War III afër debutimit

Kanë kaluar tri vite qysh prej luftës së fundit të Kratos me zotët në konzola, dhe fantazma e Spartës më në fund është gati për ti përfillur (dhe potencialisht për tua prerë kokën) hyjnive edhe një herë. Sony ka konfirmuar se God of War III ka arritur statusin e artë dhe do të paraqitet në raftet e dyqaneve me datën e paraparë 16 mars.

Loja do të ofrohet në edicionin standard me çmim prej 59.99 dolllarë dhe në edicionin God of War III Ultimate me çmim prej 99.99 dollarë. Përveç lojës dhe paketimit dekorativ të kutisë së Pandoras, lojtarët që blejnë edicionin ultimate do të pranojnë një libër arti si dhe qasje në përmbajtje që mund të shkarkohet online dhe bonuse brenda lojës. Gejmerët gjithashtu do të pranojnë një retrospektivë të gjatë mbi ekskluzivitetin, këngët e trilogjisë dhe një përzgjedhje të këngëve heavy metal të inspiruara nga God of War.

Ata që janë të pasigurt për blerjen e lojës mund të shikojnë demo të ndryshme anembanë internetit, apo edhe të shkarkojnë demon e lojës të prezantuar në E3 2009, përmes rrjetit të Playstation.

God of War III shënon përfundimin e harkut të tregimit të tanishëm të Kratos rreth sjelljes së rënies së Olimpit. Sikurse në titujt e mëparshëm, loja e sheh Kraton duke copëtuar, këputur kokën, nxjerrë të brendshmet, duke gjymtuar dhe duke bërë dëmtime tjera të rënda trupore ndaj një llojllojshmërie të bishave mitologjike. Për këtë pjesë stili i lojës do të theksojë luftën me Titan monolitik dhe armiq jashtëzakonisht të mëdhenj, si dhe përfitimin e armë të reja dhe llojeve të reja shtesë për sulm.

LEXO EDHE:  Privatësia, lufta e re mes shfletuesve

Për më shumë përcillni Tech Update të hënën në ora 22:00 në Klan Kosova TV.

Lajmet e fundit>