Biznes

GoDaddy kërkon falje për ndërprerje me 30 për qind zbritje

Publikuar , 15 Shtator 2012
0
GoDaddy kërkon falje për ndërprerje me 30 për qind zbritje

GoDaddy lajmëroi gjatë ditës së enjte që është duke e bërë një ulje prej 30 për qind për konsumatorët në shenjë shfajësimi për një ndërprerje që shkundi të gjitha shërbimet e ndërmarrjes për disa orë gjatë kësaj jave.

“Ne iu kemi borxh një apologji të madhe për ndërprerjet e shërbimit të përhershëm të cilat i përjetuam më 10 shtator që mund të kenë ndikuar në uebfaqen tuaj, emailin tuaj dhe shërbimet e tjera të Go Daddy,” shkruan CEO i GoDaddy, Scott Wagner në një email dërguar konsumatorëve të ndërmarrjes.

“Ne iu lamë poshtë dhe ne e dimë këtë,” shtoi ai. “Ne marrim përgjegjësitë tona – dhe besimin që ju e vendosni tek ne – shumë seriozisht. Unë nuk mund ta shpreh sa keq më vjen për ata nga ju që ishin bezdisur.” Wagner thotë që gjatë historisë së GoDaddy-t infrastruktura e DNS-së ka funksionuar 99.999 për qind të kohës. “Ky është niveli i funksionimit të cilin e presim nga ne.”

Ulja prej 30 për qind do të jetë në dispozicion për shtatë ditët e ardhshme, duke e numëruar ditën e premte dhe të shtunë, si ditën e parë, respektivisht të dytën, duke përdorur kodin Apology4a në checkout.

Me këtë ulje, regjistrimi i një domeini .com për një vit kushton 9.10 dollarë. Kjo është mjaft e favorshme duke e ditur që regjistruesit e tjerë e ofrojnë regjistrimin e një domeini .com me rreth 13 dollarë në vit.

Sidoqoftë, në të kaluarën, GoDaddy ka ofruar një ofertë për një kohë të kufizuar marrëveshjet për domeinet .com për 7.99 dollarë në vit. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain shkurton gjysmën e fuqisë punëtore

Tags >

GoDaddy
Lajmet e fundit>