Lajmet

GoDaddy shfaq probleme, miliona faqe rrëzohen

Publikuar , 11 Shtator 2012
0
GoDaddy shfaq probleme, miliona faqe rrëzohen

Sipas shumë konsumatorëve, faqet që janë të hostuara nga regjistruesi i domeinit dhe host-ofruesi, GoDaddy janë rrëzuar.

Sipas llogarisë zyrtare në Twitter të Go Daddy, ndërmarrja është e informuar për problemin dhe është duke punuar që ta përmirësojë atë.

Konsumatorët janë duke u ankuar që edhe llogaritë e e-mailave të mbështetur në domenët e regjistruar në GoDaddy janë rrëzuar po ashtu, së bashku me shërbimin telefonik të GoDaddy dhe të gjitha faqet që e përdorin shërbimin DNS të GoDaddy.

Një anëtar i Anonymous i njohur si AnonymousOwn3r është duke e marrë përsipër përgjegjësinë dhe thotë që ky veprim nuk është një veprim i tërë kolektivit të grupit Anonymous.

Në biografinë e AnonymousOwn3r thuhet që është “Udhëheqës i sigurisë së #Anonymous (~Anëtar zyrtar). Individi thotë të jetë nga Brazili.

Shërbimi Down For Everyone Or Just Me thotë që uebfaqja e GoDaddy është e rrëzuar, por tani kur po shkruhen këta rreshta, faqja është kthyer në gjendjen normale.

Sidoqoftë, duket se faqet që janë hostuar nga GoDaddy janë rrëzuar – duke përfshirë ato që kanë vetëm domenët e vet të registruar përgjatë GoDaddy por përdorin hoste të tjerë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Policia Britanike heq pajisjet e Huawei nga sistemet e komunikimit

Lajmet e fundit>