Biznes

Goditet rëndë kontrolli i Apple mbi dyqanin e aplikacioneve App Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shtator 2021
Sistemi i mbyllur i pagesave të Apple është shumë fitimprurës për gjigantin e teknologjisë edhe pse kompania nuk tregon sesa fiton realisht. Goditet rëndë kontrolli i Apple mbi dyqanin e aplikacioneve App Store

Apple mori sot një goditje të rëndë në betejën ligjore që ka nisur kundër krijuesit të lojës Fortnite, Epic Games.

Një gjykatë në Kaliforni tha se Apple nuk mund të ndalojë zhvilluesit e aplikacioneve të drejtojnë përdoruesit e tyre në sisteme pagesash të jashtme.

Apple argumentoi se të gjitha aplikacionet duhet të përdorin sistemin e pagesave të Apple. Por Epic sfidoi Apple dhe komisionin 30% të mban për çdo blerje brenda aplikacioneve duke argumentuar se App Store ishte shndërruar në monopol.

Gjykata tha se Apple nuk mund të ndalojë më zhvilluesit të përdorin mekanizmat e tyre të pagesave. Epic ka ndërmarrë veprimet ligjore edhe kundër Google dhe Play Store.

Sistemi i mbyllur i pagesave të Apple është shumë fitimprurës për gjigantin e teknologjisë edhe pse kompania nuk tregon sesa fiton realisht.

Një fitore e vogël për Apple ishte fakti se gjykata tha se Epic ka dështuar të provojë monopolin e App Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus Nord CE, smartfoni për tu blerë i rangut të mesëm