Lajmet

Google 3-fishon shpërblimet për ata që zbulojnë probleme sigurie në Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Korrik 2019
0
Së fundi Google prezantoi një kategori të re raportimi për problemet në Chrome OS, anashkalimi i ekranit të kyçjes. Nëse një hulumtues gjen një problem të tillë mund të shpërblehet me 15,000 dollarë. Google 3-fishon shpërblimet për ata që zbulojnë probleme sigurie në Chrome

Gjuetia e shpërblimeve për zbulimin e problemeve të sigurisë ose siç quhet ndryshe “bug hunting” është padyshim një prej profesioneve më fitimprurëse siç është provuar edhe në të kaluarën.

Në varësi të kompanisë, një problem serioz i raportuar përmes kanaleve të duhura mund tu japë hulumtuesve dhjetëra mijëra dollarë të ardhura.

Google lançoi programin e shpërblimeve të Chrome në 2010-ën. Sot kompania ka vendosur të rrisë me 2 deri në 3 herë shpërblimin maksimal për gjetjen e problemeve të sigurisë.

Shpërblimi varet sesa serioz është problemi i sigurisë dhe sa i detajuar është raporti. Më shumë rreth shpërblimeve në Chrome mund të lexoni këtë artikull.

Në të dy rastet pagesa maksimale bazë rritet nga 5,000 dollarë në 15,000 dollarë ndërsa pagesa maksimale për një raport cilësore rritet nga 15,000 në 30,000 dollarë.

Ekziston një problem sigurie për të cilin Google është i interesuar në veçanti. Bëhet fjalë për problemet që kompromentojnë Chromebook ose Chromebox që të mund të paguhen me 150,000 dollarë.

Së fundi Google prezantoi një kategori të re raportimi për problemet në Chrome OS, anashkalimi i ekranit të kyçjes. Nëse një hulumtues gjen një problem të tillë mund të shpërblehet me 15,000 dollarë.

Që prej 2010-ës Google thotë se ka paguar 5 milionë dollarë shpërblime për gjetjen e problemeve të sigurisë në Chrome. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Spotify ka 100 milionë përdorues me pagesë

Lajmet e fundit>