Lajmet

Google 6.7 milionë dollarë shpërblime për hulumtuesit e sigurisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Shkurt 2021
Afro 1.74 milionë dollarë shkuan për problemet e gjetura në kodin burimor të Android dhe 270 mijë për problemet e zbuluara në Google Play Store. Google 6.7 milionë dollarë shpërblime për hulumtuesit e sigurisë

Google tha ditën e sotme se ka paguar 6.7 milionë dollarë shpërblime për 662 hulumtues sigurie nga 62 vende të botës për raportimin e problemeve të sigurisë në produktet e Google gjatë vitit të kaluar.

Statistika përbën një rritje krahasuar me 6.5 milionë dollarë në 2019-ën që kompania pagoi për këta hulumtues. Pjesa më e madhe e shpërblimeve vitin e kaluar shkuan për raportimin e problemeve të sigurisë në Chrome prej 2.1 milionë dollarë për 300 probleme sigurie të identifikuara.

Afro 1.74 milionë dollarë shkuan për problemet e gjetura në kodin burimor të Android dhe 270 mijë për problemet e zbuluara në Google Play Store.

Së fundi 400 mijë dollarë shkuan për hulumtuesit e sigurisë si grant për të financuar inovacione në kërkimet e sigurisë. Mëse 180 hulumtues morën këto grante vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komuniteti i sigurisë kibernetike XOR organizon takimin virtual XOR:Bit Flipping