Lajmet

Google adreson problemin e karikimit të shpejtë tek telefonët Pixel

Publikuar , 02 Tetor 2018
0
Problemi u shfaq me Android 9 Pie dhe Google pranoi se sistemi operativ ç’aktivizoi karikimin e shpejtë për modelet e para Pixel. Google adreson problemin e karikimit të shpejtë tek telefonët Pixel

Ditën e Hëne Google lançoi një përditësim për Android duke sjellur riparime gabimesh dhe përmirësime funksionale për telefonët Pixel.

Një prej tyre është adresimi i problemit me karikimin e shpejtë i cili ka prekur edhe telefonët Pixel të 2016-ës.

Problemi u shfaq me Android 9 Pie dhe Google pranoi se sistemi operativ ç’aktivizoi karikimin e shpejtë për modelet e para Pixel.

Përditësimi i tetorit gjithashtu rrit stabilitetin e Android Auto dhe performancën e formave multimediale në Pixel 2.

Përditësimin mund ta shkarkoni duke shkuar në Settings —> System —> Advanced —> System update. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung raportoi fitime rekord për tre mujorin e tretë të 2018

Lajmet e fundit>